Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtarët e Kryesisë së LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka theksuar se presidenti Rugova “ka qenë dhe mbetet frymëzim për LDK-në”.
“Jemi këtu për të bërë homazhe në 27-vjetorin e themelimit të LDK-së. Jemi me pesë degë të LDK-së duke përfshi edhe Forumin e Gruas. Ibrahim Rugova ka qenë dhe mbetet frymëzim për LDK-në”, ka thënë ai.
Pjesë e homazheve ishin edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, si dhe anëtarë tjerë të LDK-së.