Pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se të gjithë partitë u renditën në njërën anë për ta rrëzuar qeverinë, raporton Ekonomia Online.
Ai madje ka thumbuar PDK-në duke thënë se votoi kundër vetës.
“Ajo që mund të thuhet është e shumë e qartë se të gjitha partitë janë bërë në njërën anë dhe kjo nuk është punë e opozitës”.
“Është interesante kjo forma që ka ndodhë, sepse të votosh kundër vetes është e habitshme”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, tentimi që t’i lihet fajësia LDK-së për demarkacionin absolutisht është i paqëndrueshëm.