Ndërsa, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte në ankth për ndeshjen e së enjtes në mbrëmje me Lihtenshtejnin, ish-e dashura e tij serbe, Alisa Menkovic, argëtohej me mikeshat e saj në një club nate në Zvicër. Kjo ishte dëshmia e fundit se rrugët e tyre janë ndarë tashmë, pasi lidhja e dashurisë së tyre ka marr fund.
Berat Gjimshiti, i cili ka rezultuar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të formacionit bazë në Kombëtaren e futbollit, i ka dhënë fund romancës së dashurisë më të përfolur, për shkak se e dashura e tij ishte një vajzë seksi nga Serbia. Lajmi i ndarjes u mësua pikërisht të enjten, në prag të ndeshjes me Lihtenshtejnin.
Modelja serbe ka qenë në një lidhje publike me futbollistin shqiptar për shumë kohë, një lidhje e ekspozuar rregullisht në rrjetet sociale. Alisa këto ditë ka fshirë çdo foto dhe video që kishte në Instagramin e saj me Beratin, ndërkohë që ka filluar jetën e re prej një femre “single”. Ajo shfaqet e lumtur nëpër klubet e natës në Zvicër, në shoqërinë e mikeshave të saj.
Por ndryshe ndodh me Gjimshitin, i cili nuk ka mundur t’i vërë kryq historisë kaq shpejt. Sipas mediave të Kosovës, ai duket se shpreson në një ribashkim të mundshëm, pasi ende nuk i ka fshirë fotot me të cilat i shprehte dashurinë asaj muajve të kaluar. 23-vjeçari flitet se po e vuan më shumë ndarjen nga e dashura, gjë që shpresojmë të mos ndikojë në lojën e tij në fushë në ndeshjet e ardhshme.
Nuk dihen arsyet që i çuan në ndarje, edhe pse ata kishin bërë plane për martesë së shpejti. Berat Gjimshiti ishte prurja më e re e Kombëtares shqiptare në ndeshjen me Danimarkën. Me dëmtimin e Elseid Hysajt, ai luajti titullar duke lënë shije shumë të mirë te tifozët kuqezi dhe tek analistët e futbollit. Berati tregoi siguri në fushën e lojës, edhe pse përballë kishte kundërshtarë jo shumë të lehtë.
Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993 dhe është 1,90 m i gjatë. Karrierën futbollistike e ka nisur pranë Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi tek ekipi i Zurichut, ku luan edhe sot. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U- 21 të Zvicrës, por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e origjinës së tij.
Por, edhe pse shumë i ri në moshë, Berat Gjimshiti kishte në krah një të dashur shumë simpatike,me të cilën kishte lidhje të konsoliduar. Sigurisht që një djali 1.90 metra të gjatë do t’i shkonte një super-femër në krah, e cila jetonte në Zyrih me Beratin. Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993, por origjina e tij është nga Tërnoci i Madh (në Jug të Serbisë). Ai komentohet si një nga djemtë më seksi të Kombëtares.