Berisha, apel zgjedhësve: Denoncoini, filmoini blerësit e votave

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 10:33 | Nga
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur votën e tij sot në Tiranë në orën 9:40 minuta tek qendra e votimit në Liceun Artistik në Tiranë.
Ai ka bërë të ditur se qytetarëve në mënyrë masive po i bëhet presion nga PS-ja për t’u blerë votat dhe i ka bërë thirrje atyre të denoncojnë çdo rast.
“Ka pasur raste masive të partisë siciliste, për blerje të votave dhe kam informacione të fundit se po ndodh në Bradashesh, Gostimë, Durrës dhe një sërë vendesh të tjera. I bëj thirrje qytetarëve t’i denoncojnë, fotografojnë, filmojnë në mënyrë që të përballen me fuqinë e ligjit, këta tregtarë të pistë të vullneteve të njerëzve”, tha Berisha.

https://www.dailymotion.com/video/x5rvmy3_voton-ish-kryeministri-sali-berisha_news

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme