Berisha e përfundon fazën rehabilituese, i përkushtohet familjes në Kosovë

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Valon Berisha e ka përfunduar fazën e mundimshme rehabilituese pas lëndimit që e kishte pësuar kohë më parë. Tash futbollisti kosovar po ia kushton disa ditë familjes

Valon Berisha e ka mbyllur me sukses fazën rehabilituese prej dy muajsh, të cilën e kaloi në Salzburg të Austrisë.

Tash, futbollisti kosovar dëshiron t’ia kushtojë kohën familjes.

“Dy ditë me familjen pas rehabilitimit prej dy muajsh”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale, duke treguar se ka ardhur në Kosovë.

Përfaqësuesi kosovar e ka kaluar një sezon prej lëndimesh muskulore dhe formës jo të mirë.

Në ndeshjen e fundit që ishte prezent ai në lojë ishte ajo Lazio – Empoli në fillim të muajit shkurt.

Berisha kishte arritur në kryeqytetin italian verën e kaluar për një shifër prej 7,5 milionë eurosh.

Tash, pasi e ka humbur krejt fazën përgatitore me Lazion, 26 vjeçari më në fund duket se është gati për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit.

Lazio do ta presë atë në Marienfeld, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Salzburg, duke u shkëmbyer kështu me Dominik Szoboszlai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme