Berisha fshehu sa kushton avokati francez, Baze: Drejtësi ka, por është pak e shtrenjtë – po doktori i ka lekët

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në konferencën e ditës së sotme se do të padisë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në një gjykatë arbitrare në Paris dhe do të përfaqësohet nga një avokat francez.

Berisha iu shmang pyetjes së gazetarëve duke e fshehur se kush e paguan dhe sa kushton avokati por menjëherë pas deklaratës së tij ka ironizuar gazetari dhe opinionisti, Mero Baze.

“Ka pas thënë Tom Doshi: Drejtësi ka por është pak e shtrenjtë. Po doktori i ka lekët”, shkruan Baze në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme