Futbollisti kosovar Veton Berisha është ftuar nga përfaqësuesja e Norvegjisë për ndeshjen e Ligës së Kombeve të së mërkurës kundër Austrisë.
Berisha, që luan për Vikingun, nuk ishte ftuar fillimisht, por pasi që skuadra e parë dhe stafi janë dashur të izolohen shkaku i rasteve me koronavirus, është formuar një përbërje tjetër për ndeshjen ndaj Austrisë.
Përfaqësuesen do ta udhëheqë trajneri i U-21 të Norvegjisë, Leif Gunnar Smerud.
Veton Berisha është futbollisti i vetëm që luan në kampionatin e Norvegjisë që u ftua për ndeshjet.
Berisha ka katër ndeshje të luajtura me përfaqësuesen e Norvegjisë dhe e ka realizuar një gol.
Në të vërtetë ndeshja e Norvegjisë që ishte paraparë ta luante në udhëtim me Rumaninë mbrëmë, u anulua. Autoritetet norvegjeze nuk e lejuan përfaqësuesen të largohej nga Oslo duke i thënë se do të përbënte thyerje të protokolleve antiCOVID, pasi një lojtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sot në konferencë për media është publikuar lista e lojtarëve që do të luajnë ndaj Austrisë.