Norvegjia po planifikon të lehtësojë masat nga 3 shkurti

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Norvegjia po planifikon që gradualisht të lehtësojë masat kundër koronavirusit, duke lejuar disa dyqane dhe qendra rekreacioni që të rihapen nga 3 shkurti, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë i Norvegjisë, Bent Hoeie.

Paraqitja e varianteve të reja të COVID-19, së pari i identifikuar në Britani të Madhe ka ndikuar që të merren masa të reja që nga 23 janari, duke përfshirë mbylljen e dyqaneve që nuk përmbajnë produkte bazike në Oslo dhe përreth.

“Infeksionet po bien vazhdimisht në Norvegji dhe tani mund të flasim për zbutje të masave”, ka thënë Hoeie në një konferencë për media.

Norvegjia ka 5,4 milionë banorë dhe që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 563 vdekje dhe 62 mijë e 276 raste me koronavirus, duke u bërë kështu një prej vendeve më pak të prekur nga ky virus në të gjithë Evropën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme