Suedia, Gjermania, Norvegjia dhe Kroacia me raste të reja të Coronavirusit

BERLIN, GERMANY - FEBRUARY 28: A shoe store advertises protective face masks for sale during the current coronavirus spread on February 28, 2020 in Berlin, Germany. Germany has registered 52 cases of coronavirus infections so far. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
Prishtinë | 01 Mar 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Suedia, Gjermania, Norvegjia dhe Kroacia kanë raportuar për raste të reja të koronavirusit.

Suedi: Analizat e 12 personave kanë rezultuar pozitive, kështu ka bërë të ditur Autoriteti Suedez i Shëndetit Publik duke shtuar se virusi është përhapur në të katër rajonet, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Gjermani: Sipas Institutit Robert Koch, numri i qytetarëve të prekur nga ky virus ka arritur në 66. Virusi është përhapur në gjashtë shtetet.

Norvegji: Sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, edhe tete persona të tjerë janë prekur nga kjo sëmundje, kështu duke e rritur numrin e rasteve me këtë virus në 15.

Kroaci: Sipas Autoritetit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, edhe një rast i ri është konfirmuar, kështu duke e rritur numrin e përgjithshëm në gjashtë.

Kujtojmë se Italia mbetet shteti europian më i prekur nga koronavirusi. Deri më tani 29 persona kanë humbur jetën si dhe 1.128 janë prekur nga kjo sëmundje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme