Berisha godet Thaçin e Ramën: Do të provojnë ta ndajnë Kosovën me padronin e tyre

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar një reagim me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ai thotë se edhe pas 20 vjetëve të lirisë, rrugën e Kosovës po e ndjekin fantazmat e Serbisë së Madhe, flamurin e të cilës thotë se po e valëvitin Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

“Por edhe sot pas 20 vitesh, në rrugën e lirisë Kosovën e ndjek fantazma e Serbisë se Madhe, flamurin e te cilës tundin me pabesi te plote argatët e Beogradit ne Tirane dhe Prishtine, Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi”, ka shkruar Berisha.

Ai thotë se një gjë të tillë po e bëjnë në pabesisht në cilësinë e argatëve të Serbisë.

Berisha thotë se shumë shpejtë ata do të përjetojnë atë që kishin përjetuar ata që kanë ndezuar luftëra për territore e copëtim të Kosovës në vija etnike.

“Por ata dhe padroni i tyre shpejt do provojnë fatin e paraardhësve te tyre qe ndezën lufta e konflikte për ndarje dhe copëtim te territorit te Kosovës për kufij, sipas linjave etnike”, shton tutje Berisha.

Lideri i demokratëve shqiptarë ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se ai ishte arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

“Kosova nisi marshin e lirisë sepse qytetaret e Kosovës te udhëhequr me urtësi, vizion dhe vendosmëri te papare nga gjeniu i politikes se kombit tone, arkitekti i Kosovës se lire dhe te pavarur, Dr Ibrahim Rugova u bashkuan ne rezistencën paqësore totale kundër pushtuesit serb, ndërtuan ne kushtet e pushtimit me te egër shtetin e tyre paralel me regjimin e pushtuesve dhe shndërruan çështjen e tyre te drejte ne një çështje te botes se lire”, ka theksuar ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Sot 20 vjetori i hyrjes se trupave te NATOs ne Kosove.

Liria e Kosoves sot mbush 20 vjet!

Miq, me 12 qershor te vitit 1999 trupat e Aleances se Atlantikut te Veriut, pas nje beteje ajrore 90 ditore kunder Serbise se Sllobodan Millosheviç, hyn si forca çlirimtare ne Kosove dhe perzune prej aty trupat pushtuese serbe.

Keshtu, me 12 qershor te vitit 1999 qytetaret e Kosoves pas pothuaj nje shekulli pushtimi te eger dhe barbar nisen marshin e tyre ne Liri, e cila sot mbush 20 vjet.

Ata nisen Marshin e Lirise para se gjithshash sepse ata qendruan fuqishem ndaj barbarive, masakrave, genocidit, spastrimit etnik, aparteidit dhe segregacionit serb qe moren jeten, zhduken, shfarrosen, perzune nga votrat e tyre gjate nje shekulli rreth nje milion shqiptar.

Vetem ne luften e fundit u perzune me spastrim etnik rreth nje milion shqiptare, u vrane mbi 11 mije, u zhduken mbi 2 mije dhe rane ne fushe beteja mbi 2200 luftetare te llirise dhe u dogjen apo rrafshuan rreth 130 mije shtepi, shkolla, spitale te saj.

Kosova nisi marshin e lirise sepse qytetaret e Kosoves te udhehequr me urtesi, vizion dhe vendosmeri te papare nga gjeniu i politikes se kombit tone, arqitekti i Kosoves se lire dhe te pavarur, Dr Ibrahim Rugova u bashkuan ne resistencen paqesore totale kunder pushtuesit serb, ndertuan ne kushtet e pushtimit me te eger shtetin e tyre paralel me regjimin e pushtuesve dhe shnderruan çeshtjen e tyre te drejte ne nje çeshtje te botes se lire.

Shqiptaret ne Kosove nisen 20 vjete me pare Marshin ne Liri sepse ata luftuan me arme ne dore, me sukses, trimeri dhe heroizem pushtuesit e eger dhe shenuan ne kete lufte me komandantin legjendar Adem Jashari kulme epike te heroizmit, sakrifices mbinjerezore.

Ne te gjitha perpjekjet e qytetareve te Kosoves per liri, pavaresi dhe dinjitet kombetar, Shqiperia e çliruar nga diktatura luajti pa u lekundur nje rol te pazevendesueshem.

20 vite ne Marshin e tyre ne Liri qytetaret e Kosoves jane ngritur si Fenksi nga hiri dhe shkrumbi i luftes dhe barbarive Serbe dhe kane ndertuar dhe po ndertojne Kosoven e te ardhmes europiane, faktor i rendesishem paqe, stabiliteti, bashkepunimi ne rajon.

Por edhe sot pas 20 vitesh, ne rrugen e lirise Kosoven e ndjek fantazma e Serbise se Madhe, flamurin e te ciles tundin me pabesi te plote argatet e Beogratit ne Tirane dhe Prishtine, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Por ata dhe padroni i tyre shpejt do provojne fatin e parardhesve te tyre qe ndezen lufta e konflikte per ndarje dhe coptim te territorit te Kosoves per kufij, sipas linjave etnike.

Kete dite historike per qytetaret e Kosoves dhe mbare kombin shqiptar, le te shprehim ne mirenjohjen tone te pakufishme ndaj te gjithe atyre qe bene te mundur çlirimin e Kosoves dhe te urojme perzemersisht qytetaret e Kosoves dhe autoritetet e saj per suksese me te medha ne ndertimin dhe konsolidimin e Kosoves se lire, demokratike, te begate, europiane dhe te zhvilluar. sb

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme