Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e kaluar një audio-përgjim, ku personazhe ishin dy politikanët, Spartak Braho dhe Ndre Legisi. Audio-përgjimi ngjante me përgjimet e një viti më parë të kryeopozitarit maqedonas, Zoran Zaev, që tronditën qeverinë, dhe detyruan ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të cilët çuan vendin në zgjedhje të parakohshme.
Ish-kryeministrit shqiptar dje ka hapur dosjen e tij të përgjimeve që fillon me Brahon dhe Legisin por sot ai duke ju përgjigjur një komentuesi ka theksuar se “Jo Nokoll, jo nuk i ka përgjuar ShIK-u, absolutisht jo, por i ka regjistruar lokali misterioz dhe këta të dy janë lule çfarë disponon ai audio e video për të gjithë piramidën aleance së qelbësirave, veçanërisht kupolën e saja, përfshi këtu Ediskobarin të cilën e mban peng”, shkruan Berisha.
Me përgjigjen e tij ndaj një komentuesit Berisha paralajmëron të tjera audio përgjime ku janë të përfshirë politikanët, madje edhe kryeministri Rama, raporton citynews.al.
Në këto këto katër vite të qeverisë të Rilindjes faqja e Berishës në rrjetet sociale ka sjellë denoncime dhe qëndrime më të forta se vetë linja zyrtare e opozitës e cila shpesh reagon me vonese ose nuk ka asnjë dijeni në ato që denoncon Berisha. Shpesh qeveria i pranon dhe ka pasur dhe mjaft raste të reagimeve të institucioneve pas qëndrimeve publike të ish-kryeministrit të cilat fillojnë që nga problematikat më të vogla dhe hallet e qytetarëve deri në skandale apo përgjime si ai i mbrëmshmi. Faqja e Sali Berishës ka marrë formën e një emisioni investigativ, duke sfiduar kështu çdo lloj emisioni me format të tillë në vend.
Berisha me publikimin e djeshëm dha sinjalin se një dosje po hapet ajo e përgjimeve. Dosja e denoncimve është hapur prej kohësh nga Berisha nëpërmjet informacioneve të pafund që i ccojnë qytetarët por edhe segmentet e tij të raportitmit.