Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha ka konfirmuar se janë duke u përfolur 7-8 emra për kryetar të kësaj partie.
Ai tha se kandidimi i personave që nuk kanë përvojë brenda LDK-së e dëmton këtë proces.
“Nëse shkojmë me ren përditë nga një kandidaturë po them se kjo e stërkeq. Ata që mendojnë se duhet të kandidojnë me kaq pak eksperiencë në LDK, nuk i kontribuojnë procesit. Nuk po flas me emra të përveçëm por në përgjithësi. Dëgjova se ka më shumë persona që po kandidadojnë. Së paku 7-8 vetë po përfliten se do të jenë kandidatë për kryetar. Ajo çka pashë unë, është se prej emrave të përveçëm mendoj që kushdo që kandidon duhet ta mas më thellë LDK-në”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.
Berisha ka folur edhe për një pikë të statutit të LDK-së që ka shkaktuar reagime në publik.
“Unë mendoj që kjo kondita e 50% është keqkuptuar por nuk ka qenë e gabuar. Qëllimi i saj ka qenë me e kontrollu kandidimin dhe mos me u stërkeq se kujt t’i vjen ndermen me kanndiu. Keqkuptimi ka qenë se është menduar që vetëm njëri duhet të kandidiojë”, ka thënë më tutje ai.