Berisha ka më së shumti pritje në Serie A këtë edicion

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi, do të testoj portierin me më së shumti pritje në Serie A këtë edicion, Etrit Berishën, ka shkruar të hënën sajti “juvenews.eu”. Juventusi do të luajë në udhëtim kundër SPAL-it, të shtunën (18:00), në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A.

Berisha 30-vjeçar, është portieri me më së shumti pritje në kampionatin italian, gjithsej 102. Ai deri më tash ka 24 paraqitje në Serie A për SPAL-in, që renditet në pozitën e fundit me 15 pikë të mbledhura, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme