Deputeti i AAK-së Bekë Berisha kërkoi nga Kryeparlamentari Konjufca që Kodi Civil të hidhet në votim sepse sipas tij veq se po dihet se kush nga deputetët është pro e kundër, raporton Ekonomia Online.
Berisha tutje tha se Kosovai ka 1000 probleme më të mëdha.
“Kryetar besoj që vendi ynë i ka nja 1000 probleme më të mëdhaja se sa kjo që jenmi duke e diskutu këtu. A mundesh me vendosë në votim, gati se po dihet kush është pro e kush është kundër. Është vullneti i deputetëve edhe të hecim para”, tha Berisha, raporton EO.
Konjufca i’u kundërpërgjigj Berishës e tha se nuk ka “qare” pa ua kalu fjalën deputetëve që kanë kërkuar të flasin.