Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, të premten mbrëma është larguar nga skuadra për të cilën tani vlerëson se nuk ishte e duhura për të.
Fundori Berisha është ndarë me skuadrën polake Polfarmex Kutno. Ai për Kutnon luajti prej fillimit të edicionit dhe ishte lider i pakontestueshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Në 14 ndeshje në kampionatin e Polonisë realizoi mesatarisht nga 15,9 pikë. Shto edhe nga 2,9 kërcime e 2,8 asistime. Për tri pikë ka realizuar 26,4 për qind të gjuajtjeve.
Berisha më herët ka thënë se ka zgjedhur Kutnon për shkak të dëshirës për të pushuar një kohë, përkatësisht që të luajë në një mjedis më të qetë. Por rezultatet e skuadrës nuk ishin të pritura.