Deputeti nga radhët e partisë NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se legjislatura aktuale nuk ka moral të flasë për UÇK-në, e madje as t’i shkojë në mendje që të flasë për të.
“Ne sot kemi thirrur një seancë koti. Kjo seancë është e thirrur sa për t’ju hedhur hi syve qytetarëve dhe të palarat që i ka bërë ky Kuvend për t’u arsyetuar para qytetarëve. Ky Kuvend, veçanërisht kjo legjislaturë, nuk ka moral për të folur për UÇK-në”.
“Është kjo legjislaturë që ka nxjerrë ligje e ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të luftuar UÇK-në”, tha Berisha, duke kërkuar që presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet tradhtar i vendit me rezolutë.