Berisha ndërron skuadër, por mbetet në Serie A

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Etrit Berisha pritet të bëhet së shpejti me skuadër të re.

Portieri shqiptar ka humbur vendin e titullarit te Atalanta dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

Edhe pse ekipi i tij ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, prishtinasi dëshiron largimin.

Interesim për reprezentuesin shqiptar ka shfaqur skuadra tjetër e Serie A, Spal.

Etrit Berisha. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Në fakt dy klubet Spal dhe Atalanta janë duke u bërë gati për një shkëmbim lojtarësh.

Atalanta është duke kërkuar mbrojtësin Manuel Lazzari dhe për të është gati ta dërgojë Berishën te Spal.

30-vjeçari ka një karrierë të pasur në Serie A, pasi më parë ka mbrojtur edhe për Lazion gjatë edicioneve 2013-2016. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme