Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se në 5 vite qeverisje të kryeministrit aktual Edi Rama, nuk ka pasur asnjë investim serioz të huaj.
Sipas tij kjo është dështim, sepse shumë prej tyre ikën dhe shitën bizneset.
Shkaqet më madhore janë shkaqet më madhore të mosardhjës dhe largimit të investitoreve të huaj është korrupsioni i papërmbajtur i narkoshtetit dhe qeverisë së tij dhe krimi i lidhur me nivelet më të larta të narkoqeverise.
Postimi i plotë i tij:
Me piktorin deshtak asnje investim i huaj serioz ne Shqiperi
Ja pse piktori deshtak nuk solli asnje investitor serioz por largoi shume syresh nga Shqiperia!
Te dashur miq, ne pese vite qeverisje te Norieges
– asnje investitor serioz nuk vendosi te investoje ne Shqiperi.
Perkundrazi shume prej tyre
-shiten bizneset e tyre dhe u larguan nga Shqiperia.
Torturimi i investitorit te turizmit Omniks, qe do investonte 1.5 miliarde euro, nga banda Rama-Gjushi tronditi thelle çdo investitor te huaj ne Shqiperi.
– kurse te tjere qe erdhen me qellim per te investuar konstatuan se misioni i tyre ne Shqiperi ishte i pamundur dhe u larguan ne vendet fqinje!
Shkaqet me madhore te mosardhjes dhe largimit te investitoreve te huaj eshte korrupsioni i papermbajtur i narkoshtetit dhe qeverise se tij dhe krimi i lidhur me nivelet me te larta te narkoqeverise!
Ketu me poshte keni Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, ne te cilin analizohet klima e biznesit dhe pengesat e medha per investimet ne Shqiperi, e cila konsiderohet nga qeveria amerikane vend i veshtire per investime te huaja. sb
“Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin e pritur për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018, që edhe këtë vit është tepër i ashpër.
Në të mbizotërojnë shqetësimet për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, teksa Shqipëria konsiderohet si një vend i vështirë për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.
Me shqetësim raportohen dhe projektet e partneritetit publik privat, të clat vlerësohet se kanë kufizuar konkurrencën, ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime të tyre. Tjetërsimi i pronësisë është një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj.
Konkretisht raporti thotë se “Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare kaloi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguara, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”.
“Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit. Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.
Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”.
Raporti vazhdon duke shtuar se “Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Disa faktorë përfshijnë aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të fituar titullin e pronësisë në një tokë që nuk është e tyre. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u marrë dhe i papërshtatshëm. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me çështjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat”.
Raporti i departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve një publikim periodik që merr në analizë klimën e investimeve në 170 ekonomi duke mundësuar kështu informacion në shërbim të biznesit. Materialet që përgatiten nga ekonomistët e akredituar brenda ambasadave në vende të ndryshme të botës duke analizuar ekonomitë që mund të shihen si tregje potenciale nga bizneset amerikane”.