Berisha në dyshim për Sevillan

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Lazios pritet të jetë pa mesfushorin kosovar Valon Berisha në ndeshjen e parë të 1/16 të finales të Ligës së Evropës që e luan ndaj Sevillas, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten (sot) në stadiumin “Olimpico” të Romës prej orës 18:55. Berisha do të mungojë për shkak të tërheqjes se muskulit në kofshën e këmbës, që e ka pësuar në stërvitje.

“Lazio pritet të jetë edhe pa Berishën në duelin me Sevillan për shkak të lëndimit të muskulit, ndonëse situata e tij do të vlerësohet deri në momentet e fundit”, ka shkruar “LazioNews24”.

Berisha 26-vjeçar, i është bashkuar Lazios para fillimit të këtij edicioni dhe ka pasur telashe me lëndimet e muskujve.

Ai deri më tani ka 14 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën nga Serie A.

Për dallim prej Berishës, portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Riza Durmishi do të jenë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për përballjen me Sevillan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme