Berisha paralajmëron radikalizim të opozitarizmit: Greva është një opsion

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Lideri demokrat Sali Berisha ka paralajmëruar radikalizim të veprimeve ndaj Qeverisë Rama.

Në konferencën e përjavshme për media, ai ka thënë se opsion i deputetëve është edhe greva e urisë.

Sipas tij, veprimet e mazhorancës në Kuvend nuk janë demokratike.

“Ka gatishmëri të vërtetë për këtë. Absolutisht që është përmendur dhe ka gatishmëri të vërtetë. Greva është padyshim një opsion. Ne e kemi nisur këtë kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Arriti gjer aty ku na caktoi përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës zgjedhore. Ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur ndërkombëtarisht për njohuritë në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme