Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha mbi paralajmërimin dhe akuzave të forta në drejtim të tij.
Rama ka postuar në rrjetin social FB një fotomontazh ironizues për opozitën, liderin e saj Basha dhe ish kryeministrin Berisha.
Reagimi vjen vetem pak pasi Berisha nga cadra e protestes i dha tre porosi ramës dhe i kujtoi se me 13 maj do të përballet me vërshimin e gjithë shqiptarëve, aq sa çadra që ai e ironizon do t’i duket Everest.
“Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj, të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj prapë, Edvin cadra do të duket Everest, atëherë do shohësh ti se cila është cadra, do tmerrohesh, por aty të rrish se ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore”- tha ai nga çadra përballë kryeministrisë.