Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, shpjegoi edhe arsyet e sulmit me bojë ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Basha nuk i bëri asnjë fyerje personale, përveçse se i tha ato që ia thotë çdo shqiptar, Kurse ai u lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë të cilat ishin ofenduese.”
Ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës tha se kjo sjellje e kreut të qevesë duhet të marrë fund.
“Duhet të marrë fund një herë e mirë ofendimi me sharje, sepse është një sharës i lindur ai, nuk ka kusure opozita. Ku e dini ju, mori bojë apo ishte stilografi? Se ju po bëni edhe detektivin tani. Ai mund të kishte një stilograf me vete. Se mos ngatërron stilografin me shiringën… Nuk ka gjë më të rëndë se kur kreu i qeverisë në çdo dalje publike shan opozitën, kjo nuk ndodh askund në botë, vetëm në Venezuelë ndodh kjo me Maduron”, th Berisha.