Berisha për vrasjet e fundit: Po duam me u shfarosë si popull, institucionet duhet të funksionojnë

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e rasteve të vrasjeve, femicidit dhe aksidenteve në komunikacion në vend dhe ka theksuar se mungesa e institucioneve është e dëmshme, raporton Ekonomia Online.

Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke thënë se qytetarët dhe prindërit janë të shqetësuar për situatën e sigurisë në vend.

Ai ka kritikuar mungesën e funksionimit të institucioneve, duke e lidhur atë me, siç ka thënë, papërgjegjësinë e atyre që kanë “zënë peng” Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera.

“Një 17-vjeçar e mbyt një 14-vjeçar me thikë. Një burrë e vret gruan e vet me fëmijë në bark. Një plak 80-vjeçar e vret gruan e vet. Edhe këto janë statisikat e fundit, nëse i kqyr brenda dy muajve këto janë të tmerrshme. Sot, prej këtu bashkë me kolegët deputetë i ftoj të gjithë me shkuar në një protestë në ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” me i mbështetur ata qytetarë, ata prindër që kanë shqetësim për këtë situatë që po ndodh. E pse po ndodh kjo? Po ndodh në mungesë të institucioneve. Të njerëzve të papërgjegjshëm që e kanë zënë peng edhe qeverinë, edhe kuvendin, edhe të gjitha institucionet. Ne po duam, vëllezër e motra të dashur, po duam me u shfarosë në komunikacion. Per çdo ditë ka lajme të tmerrshme. Femicidi, pastaj vrasjet kriminale. Kërkush nuk merret me këtë punë, nuk flet për këtë punë ose nuk i len hapësirë kësaj teme që ne po duam me u shfarosë si popull”, ka thënë ai.

“I thërras të gjithë uzurpatorët, të gjithë ata që janë shqiptarë, ata që thuhet që janë, me i kthyer kryet edhe me kqyrë që nuk bën kështu me lanë anarkinë me u zhvilluar. Duhet me i krijuar institucionet, duhet me u marrë me këto… me këto raste, me këto fenomene, me këto çka po na ndodhin.

Sot, ne që po flasim këtu ose që po bëjmë politikë, që po i ftojmë me ardhur në seancë me i konstituuar seancën edhe institucionet që duhet me u kujdesur për qytetarin (s’po flas për varfërinë e për të gjitha këto të tjerat), ka plot prindër që janë në zi, të vuajtur për fëmijët e tyre.

Ka plot familje që vuajnë edhe s’ju intereson hiç kjo puna e kësaj. Disa prej tyre nuk e dinë sa të rëndësishme janë institucionet për me funksionuar.

Jam i shqetësuar e di edhe i bashkohem dhimbjes edhe shqetësimit që e kanë krejt prindërit, krejt ata njerëz normalë që janë në Kosovë.

Pra, t’i garantoj se politikanët që janë të trimëruar i hipë pushtetit, kemi me iu dalë përballë. Po ju flas si prind i shqetësuar”, tha Berisha.

Të ngjashme