Berisha premton kushte më të mira pune për vajza dhe djem të rinj që e ruajnë traditën kulturore

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Istogut Bekë Berisha në vizitën që i bëri Ansamblit të këngëve dhe valleve “Selman Kadria”, tha se trashëgimia kulturore vazhdon të ruhet ndër vite.

Berisha e përgëzoi për vullnetin dhe kontributin Ismet Demën, i cili edhe pse në kushte të vështira vazhdon punën i pandalshëm në krijimin e gjeneratave të reja.

Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha u premton vajzave dhe djemve të rinj kushte me të mira pune, buxhet të dyfishuar, digjitalizim të skenës dhe pajisje me veshje të ndryshme kombëtare.

Postimi i plotë:

Vizitë tek Ansambli i këngëve dhe valleve “Selman Kadria” në Istog. Përmes tyre vazhdon të ruhet trashëgimia jonë kulturore shqiptare ndër vite.

Edhe pse në kushte jo të duhura pune, z.Ismet Dema është i pandalshëm dhe i motivuar në krijimin e gjeneratave të reja, që kultivojnë traditën tonë kulturore, andaj, e përgëzojë për vullnetin dhe kontributin e dhënë ndër vite.

Është kënaqësi t’i shohësh vajza dhe djemë të ri duke vallëzuar dhe kënduar këngë të vjetra folklorike. Ju premtova për kushte me të mira pune, buxhet të dyfishuar, digjitalizim të skenës dhe pajisje me veshje të ndryshme kombëtare.

#Meqytetarët

121

Të ngjashme