Berisha priti atasheun e Belgjikës, shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 14:15 | Nga

Ministri për ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier, në MFSK.

Ministri Berisha dhe atasheu i mbrojtjes Cubelier nga Belgjika diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit bilateral në lëmin e sigurisë në mes të MFSK/FSK dhe autoriteteve homologe belge dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet.

Ministri Berisha e njoftoi atasheun Yves Cuvelier me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Po ashtu, përmendi edhe bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës dhe falënderoi shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë.

Atasheu i mbrojtjes, koloneli Cuvelier nga ana e tij shprehu falënderim për mikpritjen e ministrit Berisha, duke e përgëzuar për punën e deritanishme të tij në veçanti, si dhe për të arriturat e MFSK/FSK në përgjithësi dhe premtoi thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme