Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Në 21–vjetorin e masakrës së Reçakut, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot në Kompleksin Përkujtimor bënë homazhe dhe vendosen lule në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.  

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë vizitës takuan edhe familjarët e pranishëm, të cilëve ju shprehën ngushëllime duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve.

Pas homazheve, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajtë Akademia Përkujtimore në përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme