Berisha: Rama shiti Xhafën për të shpëtuar Gjushin

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka komentuar në Facebook edhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.

“Edvini, kreu i meduzës, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij”, shkruan Berisha.

Sipas tij, pas një beteje të furishme, opozita shqiptare ia doli t’i japë një goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj.

Postimi i plotë:

Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik për veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.

Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme