Ish-kryeministri Berisha, ka paralajmëruar Ramën se do të mjerohet në rast se i prek një fije floku studentëve protestues.
“Flamuri i studentëve është flamur i shpresës, flamur i të drejtës!” Një paralajmërim për Ramën: “Një qime floku po u preke studentëve do mjerohesh!”
Këtë paralajmërim Berisha e ka dhënë gjatë fjalës së mbajtur në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe PD, me pjesëmarrjen e 120 studentëve nga i gjithë vendi, të deputetit gjerman të CDU-së Andreas Lammel si dhe të zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të PPE, Christian Kremmer.