Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me serinë e përgjimeve të publikuara këtë të martë nga gazeta gjermane Bild, ku kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakot flet me Astrit Avdylajn për një mori çështjesh që në qendër kanë votën në zgjedhje.
Berisha ka postuar në rrjetin social vetëm njërin ndër 5 përgjimet që ka nxjerrë Bild, ku vihet në dukje se Dako e Avdylaj flasin lirshëm dhe me “dashuri”. Ish kryeministri shkruan se sot gazeta më e madhe në Evropë shpartalloi publikisht kryeministrin Rama dhe narkoshtetin e tij.
PERGJIMI I PARE!
Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij.
Ajo publikon per here te pare pergjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre. sb