Besart Berisha ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin australian.
Pas katër barazimeve radhazi në kampionat, ka ardhur edhe fitorja e parë për Melbourne Victoryn në javën e shtatë.
Skuadra e sulmuesit nga Kosova ishte mysafire tek Perth Glory dhe në fund arritën fitore me rezultat të pastër 2-0.
Prishtinasi e nisi ndeshjen nga minuta e parë si gjithnjë për skuadrën e tij dhe nuk dëshpëroi pasi shënoi gol.
Ishte minuta e 56-të kur Berisha u shërbye mjaftë mirë nga Broxham dhe shënoi nga afërsia për 0-1.
Goli ndaj Perth Glory ishte i treti këtë kampionati për reprezentuesin e Kosovës.
Pas këtyre tri pikëve, Melbourne është ngritur në pozitën e gjashtë në tabelë me shtatë pikë të tubuara pas shtatë javëve
Në javën e ardhshme, skuadra e sulmuesit nga Prishtina do të jetë mysafire e Newcastle Jets.