Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka shënuar dy gola në fitoren 6 me 2 që skuadra e tij Western United arriti në xhiron e 21-të të A-Ligës në Australi ndaj Central Coast Mariners.
Berisha hapi serinë e golave në minutën e nëntë duke shënuar me kokë pas një harkimi nga Alessandro Diamanti.
Golin e dytë ai e shënoi një minutë para fundit të ndeshjes, për të përmbyllur rezultatin.
Në sezonin e ri, në 18 paraqitje, Berisha ka shënuar 13 gola.