E pat paralajmëruar edhe më parë, e thotë edhe tani që negociatat nuk hapen për Shqipërinë. Ish-kryeministri Sali Berisha shkon edhe më tej kur deklaron se vendit tonë i refuzohet hapja e negociatave edhe në vitin 2019.
Berisha: Refuzohet në Luksemburg hapja e negociatave me Shqipërinë ne vitin 2019! Të dashur miq, Franca, Holanda, Danimarka hodhën poshtë propozimin për hapjen ne qershor te vitit 2019 te negociatave me Shqipërinë. Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE kaloi ne një pikë tjetër të rendit te ditës për të shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman te 10 kushteve dhe pa date për hapjen e negociatave me Shqipërinë.