Berisha: Suksesi i Majlindës motiv për sportistët e rinj

Fushë-Kosovë | 16 Mar 2017 | 17:00 | Nga

Xhudistja Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka vizituan komunën e Fushë-Kosovës. Fillimisht ata u pritën nga kryetari i komunës Burim Berisha, kryesuesi i Asamblesë Komunale, Fadil Krasniqi, dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Nurije Avdiu.

Kryetari Berisha duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve tha se Fushë-Kosova është një komunë e mundësive të mëdha.

“Rezultatet tuaja po na admirojnë të gjithëve, është ky një motiv edhe më i madh që të kujdesemi për sportistët tanë dhe për infrastrukturën sportive në përgjithësi, e cila edhe ashtu është e mirë në komunën tonë”, tha ai.

Duke i përgëzuar për mikpritjen e ngrohtë që ju bë, Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka falënderuan për mbështetjen dhe përkrahjen që po i japin sportistëve tani edhe klubit të ri të xhudos “SANKAKU” me trajner Mustafë Veselin.

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në fund të takimit tha se nga ky klub presim shumë rezultate dhe se përkrahja dhe ndihma nga ana e DKRS-së nuk do të mungojë.

Në fund të takimit kryetari Berisha ndau dhurata për mysafirët, kurse pas vizitës ata shkuan në klubin e sapoformuar të xhudos “SANKAKU” ku u pritën nga nxënësit dhe kolektivi i shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” dhe sportistë të shumtë të komunës së Fushë Kosovës.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme