Ish-deputeti nga NISMA për Kosovë, Zafir Berisha, ka sqaruar se a do ta votojë “Qeverinë Haradinaj” nëse pjesë e kësaj qeverie do të jetë Lista Serbe.
Ai në emisionin “Fakt Plus” deklaroi se Lista Serbe është parti që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, dhe kjo Listë është kategori ligjore dhe Kushtetuese, dhe nuk ka asnjë arsye për të mos e votuar qeverinë me këtë listë brenda.
Ai u shpreh se do ta votojë qeverinë e Ramush Haradinaj, pasi që sic tha ai edhe nëse Haradinaj nuk do të dëshironte ta kishte Listën Serbe brenda qeverisë, nuk do të mund ta bënte një gjë të tillë.
E ndërkohë Berisha dje në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “koalicioni i ardhshëm, duhet t’i ketë 61 vota, pa Listën Serbe të Vuqiçit”, si kusht për votën e tij. “Ndryshe nuk do ta ketë votën time”, thotë ai.
Berisha ka garuar për deputet si pjesë e koalicionit PAN, i cili ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Ekzekutivin e ri të vendit.