Berisha: U tmerrova nga veprimi i Rasim Malokut, ka inate personale me mua

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 11:04 | Nga Hasan Hoti

Avokati Besnik Berisha ka thënë se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka shkelur ligjin me rastin e arrestimit të tij të enjten e javës së kaluar, raporton Ekonomia Online.

Berisha tha se prokurori Rasim Maloku ka inate personale me të dhe se ka kërkuar që seanca dëgjimore të mbahet e hapur, kjo sipas tij, nuk i mundësua. Berisha tha se prokurori i ka keqpërdorur një deklaratë të prindit të klientit të tij.

Berisha ka thënë se prokurori Maloku ka kamufluar me deklaratën e dëshmitarit Kajtaz Sinani.

“Ai u detyrua me insistimin tonë që të lexonte deklaratat mbi të cilat mbështeste dyshimin e bazuar dhe jam tmerru kur e kam dëgju duke lexuar deklaratën e një burri si Kajtaz Sinani, të cilën aq keq e kishte kamufluar dhe kishte vënë trillimet e tij. Ky është krimi që e ka bërë Rasimi. Deklaratën e një njeriu që e thotë të vërtetën, e kamuflon dhe thotë që gjatë muajve tetor-dhjetor Besnik Berisha ka kërkuar x-y shume për të ndikuar në vendimmarrje juridike”.

“Prokurori është dashur që së paku ta gjej një provë, një dëshmitar që Besnik Berisha ka kërkuar ndonjë ryshfet. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur dhe ai e lexoi mbi atë që është bazuar dhe unë jam befasuar me atë që e ka lexuar”.

“Prokurori nuk kishte autorizime për t’më arrestuar mua, prokurori ka manipuluar me prova”, u shpreh ai. Unë kam kërkuar të përballem me provat, prokurori u arsyetua se nuk i ka me vete. Unë ja kam përmend urdhërat nga pushteti, i kam thënë unë jam arrestuar për shkak të fjalës sime në televezion… Prokurorit ja kam bo me dije që unë marrë veprime të ligjshme… Unë e kuptova që jam para tij për shkak të inateve personale, kritikave të mia publike për ministren për prokurorin”, u shpreh ai ndër të tjera.

“Kinse unë e paskam udhëzuar klientin tim që mos ta pranojë fajësinë se mund të dënohen”, tha tutje Berisha.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme