Berisha: Urgjentisht duhet furnizuar me pajisje stafi mjekësor në Pejë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ali Berisha, ka vizituar sot stafin mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Ai ka thënë se ka parë tek ta vullnet të lartë për t’i shërbyer pacientëve dhe ka një organizim shembullor.

Megjithatë, ai ka pasur një kërkesë për Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë:

Vizitë inkurajuese – stafit mjekësorë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës!

Vullnet i lartë për ti shërbyer pacientëve, organizim për lakmi në ndarjen e detyrave.

Meqë situata mund të ndryshojë, varësisht nga zhvillimet dhe ajo çfarë po shohim me rajonet dhe komunat, në të cilat pacientët po rezultojnë pozitiv me COVID 19, si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, urgjentisht dhe sinqerisht kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë, ministri z.Arben Vitia të bëjë furnizimin me paisje mbrojtëse për personelin mjekësorë.

Nga këtu inkurajojë dhe falënderojë tërë personelin mjekësorë edhe të ISHP-së në Pejë, të QKMF-së, QMF-ve dhe të gjitha Emergjencave.

Pa panikë, me kujdes të shtuar.

Të ngjashme