Rritja e çmimit të derivative në vendin tonë po vazhdon me avazin e njëjtë, ku së fundmi çmimi po sillet deri në 1.62 centë.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve për Gazetën InLajmi, theksoi se çmimet e derivative për standardin në të cilin jetojmë në vendin tonë janë të larta.
“Çmimet e derivateve për standardin e qytetarëve tonë janë të larta. Por këto rritje janë duke ndodhur në tërë globin”, tha Berjani.
I pyetur se a pritet të ketë përsëri rritje edhe më të madhe të çmimit të derivateve, Berjani ka dhënë këtë përgjigje.
“A do të ketë rritje unë nuk mund të them sepse ka lëvizje në BERZ shumë”, tha tutje ai.