Ka përfunduar takimi në Berlin për rihapjen e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Tanjug, ky takim i organizuar nga ambasadori Richard Grennel ka zgjatur më shumë se tre orë.
Ende nuk dihen detajet e këtij takimi.
Por kujtojmë se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka autorizuar dy persona për t’i negociuar detajet në Berlin rreth marrëveshjes hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mësohet se emrat e dy zyrtarëve që e përbëjnë delegacionin kosovar janë: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij delegacioni.