Italianët do ta shohin emrin e Silvio Berlusconit në lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare përkundër faktit se atij i ishte ndaluar kandidimi për t’u zgjedhur.
Berlusconi (81) në Facebook ka publikuar logon zgjedhore të partisë së vet Forza Italia krahas tekstit “Berlusconi kryetar”.
Kryeministri italian e ka marrë titullin “kryetar” për shkak se detyra e tij quhet formalisht “kryetar i Këshillit Ministror”.
Silvio Berlusconi detyrën e kryeministrit e ka ushtruar në vitin 1994, pastaj nga vitit 2001 –2006 dhe nga 2008 – 2011, përcjell al jazzera.
Megjithatë, sivjet nuk mund të kandidojë për shkak të ndalesës për ushtrim të funksionit publik me akuzën për fshehjen e tatimit.
Ndalesa vlen deri në vitin 2019.