Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se është për keqardhje që Kosova po vazhdon të sillet gjithmonë e më agresive ndaj serbëve të Kosovës, duke iu referuar incidentit të sotëm.
E pyetur nga KTV-ja nëse qeveria e saj po i kërcënon serbët për largim nga FSK-ja, Bërnabiq ka thënë se fakti që serbët janë arrestuar vetëm pse kanë shkuar për të folur me dikë, tregon se çfarë “shteti po provon të bëhet Kosova”.
“Çdokush mund të vendos nëse dëshiron të jetë pjesë e një organizata apo jo. Por të arrestosh dikë vetëm pse ka shkuar për të folur me dikë për këtë, kjo është e papranueshme”, ka thënë Bërnabiq.
Sot pesë serbë janë arrestuar në rajonin e Gjilanit dhe të njëjtit po sot janë liruar.