Bërnabiq e bojkoton fotografinë e përbashkët në Tiranë për shkak të flamurit të Kosovës

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 14:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit. Të gjithë liderët u mblodhën për të dalë në foto, ndërsa e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, edhe pse aty ishin të pranishëm liderët më të fuqishëm të Bashkimit Europian dhe vetë kancelari Olaf Scholz, vendi i të cilit ka iniciuar këtë nismë.

Brnabiç s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Ndërkohë, kryeministri Kurti bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit ishin pjesë e fotos, e cila tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit.

Të ngjashme