Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të kryesojë një delegacion të Serbisë në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga sot deri më 28 shtator në New York.
Pjesë e delegacionit serb do të jetë gjithashtu zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq.
Atje nuk ka shkuar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë që, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli kanë udhëtuar të dielën për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojnë takime me zyrtarë të vendeve të ndryshme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.