Bërnabiq: Kurti nuk i lejoi zgjedhjet serbe, bashkësia ndërkombëtare të reagojë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka quajtur “skandaloz” dhe “arrogant”, vendimin e Kosovës për të moslejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e saj.

Sipas saj, që kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur në skenën politike, “ka shkaktuar trazira, duke bërë thirrje për konflikte”.

“Lëvizja e Kurtit është skandaloze, arrogante dhe e pakuptueshme në shekullin XXI, por fatkeqësisht nuk është e papritur. Gjithçka që Kurti ka bërë që kur është shfaqur në skenën politike, po shkakton trazira, duke bërë thirrje për konflikte, duke shkelur të drejtat elementare të njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

Problem edhe më i madh, Bërnabiq ka thënë se është  “reagimi i Bashkimit Evropian është i butë”.

“Në nivelin e deklaratës dhe se asnjëra nga këto nuk do të bëjë që qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë. Kjo nuk është çështje e partisë që unë i përkas dhe nëse do të humbasim apo do të fitojmë vota. Ka diçka që është mbi të gjitha, mbi të gjithë ne, dhe kjo është fakti që serbët në Kosovë nuk kanë pothuajse asnjë të drejtë civile”.

Kjo, sipas kryeministres serbe, është vërtetë e papranueshme dhe “pres çdo ditë të shoh një reagim konkret nga bashkësia ndërkombëtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme