Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk pret që në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Berlin, të gjendet ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas saj, të gjithë e dinë se Serbia nuk është një vend të cilit mund t`i servohen zgjidhje të gatshme.
Për Radio Beogradin, shefja e ekzekutivit serb theksoi se Serbia është një vend që po kërkon dhe merr pjesë në bisedimet rreth fatit të qytetarëve të saj.
Në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet më 29 prill në kryeqendrën gjermane në mesin e pjesëmarrësve do të jenë edhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj si dhe homologët e tyre nga Serbia, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Bërnabiq.