Bërnabiq nuk pret shumë nga Berlini

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

“Nuk pres shumë nga takimi i Berlinit, sepse për diçka të tillë nuk ka bazë”, ka deklaruar për gazetën “blic” kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

Ajo thotë se Serbia duhet të tregohet stabil në dialog.

“Ne duhet të tregohemi stabil, parashikues dhe partner i besueshëm i përkushtuar ndaj dialogut dhe i gatshëm për bisedime”, ka shtuar ajo, transmeton Koha.net.

Ajo nuk beson se dialogu në Berlin do të ketë rezultate konkrete./EkonomiaOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme