Kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq ka reaguar rreth miratimit të rezolutës në Kuvendin e Kosovës për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.
Sipas saj, miratimi i kësaj rezolute është vetëm një veprim tjetër që synon parandalimin e vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë.
Veprimi më i fundit i Prishtinës, theksoi shefja e ekzekutivit serb e bën dallimin gjithnjë e më të dukshëm dallimin të politikës që e udhëheq Beogradi dhe asaj të Prishtinës “gjersa politika jonë është politikë e paqes dhe kompromisit, politika e shikimit në të ardhmen e rajonit dhe kushteve më të mira jetese, politika e Prishtinës është një politikë e së kaluarës, e cila kurrë nuk do të dërgojë në një ardhme më të mirë”.
Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë