Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha sot se shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë, do të mund të vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
“Shpresoj që pas zgjedhjeve, do të kemi njerëz që do të jenë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasin për një zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme. Ne do të jemi atje”, tha ajo në Luksemburg pas takimit që pati me homologun e saj, Xavier Bette.