Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se Prishtina, ndryshe nga Beogradi, po udhëheq një politikë të konfrontimit dhe insistimit në pengesa dhe konflikte.
Sipas saj, një sjellje e tillë e Kosovës besonte se një sjellje e tillë së pari do t`iu bie në kokë shqiptarëve dhe se kjo nuk do të kalojë pa pasoja.
Duke komentuar politikat dhe lëvizjet e fundit nga autoritetet kosovare, shefja e ekzekutivit serb thotë se ky është rasti, në të cilën ajo do të donte që të vepronte menëjehrë, edhe pse kjo nuk është një politikë e Qeverisë së Serbisë, por e arsyeshme, sië e quajti ajo “politika inteligjente”, transmeton Klan Kosova.
Kjo, sipas saj, nuk është politikë e së ardhmes, kjo nuk është politikë e shekullit të 21 dhe kjo politikë do të ndikojë tek shqiptarët në Kosovë.
“Do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të kthehemi në bashkëpunim, të heqim pengesat,” tha ajo