Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se taksa e vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë pasoja të gjera për tregtinë e përgjithshme të rajonit.
Sipas shefes ekzekutivit serb ky është viti i parë në të cilin ka pasur një rënie në tregtinë në shtatë vitet e fundit dhe shtoi se Serbia , përkundër siç tha ajo “provokimeve të Prishtinës”, ka mbetur e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe të gjitha proceseve të bashkëpunimit rajonal.
Bërnabiq iu tha gazetarëve pas Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës ka shprehur keqarrdhje se vitit 2019 ishte i pari në shtatë vitet e fundit që regjistron një rënie në tregtinë reciproke.