Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se është shumë e kënaqur me vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, të cilin ajo e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme në kuptimin politik dhe atë ekonomik, gjë që absolutisht nuk mund ta respektojë Serbinë në rrugën e integrimit evropian.
“Absolutisht nuk mund të ndihmojë. Ato raporte janë shumë të mira, po zhvillojmë politik transparente dhe të sinqertë. Brukseli di për lidhjet tona tradicionale, politike si dhe ekonomike, sikurse që edhe Moska e di për aspiratat e Serbisë në BE”, tha Bërnabiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse vizita e Putinit mund ta shqetësoj Brukselin.